Please enter at least 3 characters.

Taksisti gëzohet pa masë kur e kupton se ka fituar mbi 24 milionë funte në lotari (Foto/Video)

2018/01/3-19.jpg
450:"Taxi driver Amo Riselli, 50, celebrating during a photocall at Hatherley Manor Hotel in Gloucester after his £24,501,283 Lotto win. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Wednesday January 3, 2018. The new multi-millionaire did not have all six numbers but the top prize had to be won, so the jackpot rolled down to those who had matched five numbers and the bonus ball. See PA story LOTTERY Winner. Photo credit should read: Andrew Matthews/PA Wire
2:"PA

Babai i pesë fëmijëve ka bërë këto ditë një telefonatë që ia ka ndryshuar përgjithmonë jetën. Aty e kuptoi se ka fituar në lotari, por nuk e dinte saktë se për çfarë shumë bëhej fjalë.

Në prezencë të familjarëve dhe miqve i telefonoi zyrave të lotarisë për t'u siguruar se për çfarë shumë bëhej fjalë, dhe kur e zbuloi se ka fituar mbi 24 milionë funte të gjithë që ishin afër tij filluan të bërtasin nga gëzimi, transmeton Telegrafi.

Por është interesant fakti se si ky shofer i taksisë nga Glouceste i Anglisë nuk e kishte ditur për dy ditë se kishte fituar në lotari, edhe pse tiketën fituese gjatë gjithë kohë e kishte pasur në xhep.

Por pas dy ditëve ia kishte dhënë nënës së tij Maria që t'ia ruaj, dhe pas Vitit të Ri i ra ndërmend se duhet t'i kontrolloj numrat.

"Do të më mungojnë shokët e punës pasi gjithmonë kemi qeshur bashkë, por pas fitores në lotari kam vendosur ta lë punën e taksistit. Unë tani ndoshta jam multimilioner, por vazhdoj të jem shumë modest siç kam qenë më parë, vetëm se tani kam më shumë para", ka deklaruar Amo Riselli.

50-vjeçari është një baba beqar, i cili kishte humbur gruan në vitin 2013 kur edhe pësoi sulm në zemër në natën e ndërrimit të moteve. /Telegrafi/