Tahiri: Reforma në Administratën Publike nga Qeveria Haradinaj ka filluar të jap rezultatet e para
14:"Ridvan Slivova
03/09/2019
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se reforma në Administratën Publike nga Qeveria Haradinaj ka filluar të jap rezultatet e para:
Kjo pasi që sipas tij, deri në nëntor, do të kompletohet e tërë rregullativa për Pakon e Ligjeve të Reformës së Administratës Publike.
Në këtë drejtim, Tahiri ka thënë se janë duke u trajtuar dhe definuar:
- Shtesat për kushte të vështira/dëmshme të punës;
- Shtesat për punë jashtë orarit të punës për nëpunësit e shërbimit publikë dhe nëpunësit administrativë e mbështetës;
- Shtesa e posaçme për nëpunësit e sistemit shëndetësor.
“100% kujdes dhe vlerësim për punën që ekspozohet nga rreziqet! #100%Shtet #100%Kosova”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Telegrafi/


