Please enter at least 3 characters.

Tahiri: Kushtetuta u shkel nga Qeveria, marrëveshja me Serbinë të shkojë në Kushtetuese

2018/10/edita.jpg

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri vlerëson se me marrëveshjen e arritur me Serbinë së fundmi, Qeveria ka shkelur Kushtetutën.

Andaj sipas saj kjo marrëveshje duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Këto komente Tahiri i ka bërë pikërisht në 15 vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës.

“Sot Dita e Kushtetutës të shtetit tonë. U shkel nga qeveria,  nuk përmendet ne marrëveshje me serbinë, madje as per asociacion dhe vetmenaxhim per pakicën serbe. Marrëveshja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese!”, ka shkruar ajo në Facebook.