Please enter at least 3 characters.

Tahiri: Daçiq ndjek Putinin me nostalgjitë dëshpëruese

2016/12/Edita-Tahiri-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministrja për dialog Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së Daçiqit i cili ka thënë se “Serbia do t’i “hakmerret” Malit të Zi e Maqedonisë pse e njohën Kosovën”.

Ajo ka thënë për lajmi.net se Daçiq po ndjek Putinin me nostalgjitë dëshpëruese për dominimet ruse apo serbe që tashmë i takojnë të kaluarës dhe nga e cila Serbia doli me vulën e gjenocidbërësit ndaj kombeve tjera si në Kosovë, Bosnie dhe Kroaci.

“Ne triumfuam, të gjithë dolëm fitues kundër Serbisë, dhe me vizion të qartë euro-atlantik,në rrugëtim të sigurtë për BE dhe NATO përfshirë këtu Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ndërsa Serbisë i mbetet të ndjek rrugën e dëshpërimit ose të këndelljes”, tha Tahiri.