Tadiq: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën
27/05/2009
“Ne nuk mund të pranojmë që shqiptarët kanë fituar gjithçka dhe se serbët kanë humbur gjithçka. Kjo është e kundërta e një kompromisi”, tha Tadiq.
Ai, gjatë ditës, pritet që në Paris të takohet me homologun e tij francez, Nikolas Sarkozi.
Tadiq tha se pret që bisedimet mbi statusin e Kosovës të rifillojnë në “një klimë të qetë”.
“Përparësia e madhe mbi të kaluarën është se askush nuk ëndërron për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me dhunë", theksoi Tadiq.
Në intervistë, kreu i shtetit serb, po ashtu theksoi shpresën e tij për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Francën. /REL/


