Please enter at least 3 characters.

“Ta kom rrok kerrin, jom ka boj kishe po e shkruaj qet letër” – mesazhi që qytetari ia la në veturë bëhet viral në Kosovë

2022/09/foto-e1663319397197.jpg

Aksidente në trafik thuajse ka çdo ditë, e edhe prej atyre që “rrokin” ndonjë veturë e lënë ndonjë letër që të kontaktohen për dëme që kanë bërë.

Por rasti i këtij qytetari është ndryshe, ai i la një letër, por jo edhe me numrin e telefonit që të kontaktohej.

Ai nga presioni i njerëzve përreth, kishte shkruar letrën për të dalë nga situata.

“Ta kom rrok kerrin...Jom ka boj kishe po e shkruaj qet letër se njerëzit po kqyrin...ishalla e ndreq”, shkruhet në mesazhin që fillimisht u publikua te grupi Marakli t'Kerreve dhe pastaj u bë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Ky mesazh nga qytetari është marr me shaka dhe sportivitet nga komentuesit, duke e cilësuar si shumë kreativ. /Telegrafi/