"Ta japim maksimumin dhe gjithçka që kemi" - kapiteni Broja pret shumë nga bashkëlojtarët për ndeshjen me Legian
21/08/2024
Kapiteni i Dritës, Rron Broja ka qenë prezent në krahë të trajnerit Zekirija Ramadani në konferencë për media para ndeshjes me Legian. Mesfushori mitrovicas ka treguar optimizëm dhe ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të luftojnë për rezultat pozitiv.“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu në play-off të Ligës së Konferencës. Na pret një ndeshje mjaftë e vështirë, kundër një kundërshtari mjaft të vështirë. Mirëpo, ne besojmë shumë në vete dhe do mundohemi ta dëshmojmë që nuk jemi rastësisht këtu”.


