Please enter at least 3 characters.

SYTË PARANOIKË

2018/05/final-e1525510449248.jpg

Teksti: Roger Waters (Pink Floyd, albumi “The Final Cut”, 1983) Përktheu: Fadil Bajraj

mbërtheje buzën mos e lejo mbrojtjen të rrëshqasë
mveshja vetes një mbërtheckë të mishtë në maskën e papërshkueshme
e nëse pranojnë të ta çjerrin maskimin me pyetje
mund të fshehesh fshehesh fshehesh
pas syve paranoikë

mvishja fytyrës sate të guximshme dhe shmangiu rrugës shkaku i zënkës
duke e fiksuar zgërdheshjen derisa përkulesh pakujdesshëm në bar
duke qeshur tepër zëshëm me pjesën tjetër të botës me djelmoshat në turmë
ti fshehesh fshehesh fshehesh
pas syve paranoikë

u besoje rrëfimeve të tyre mbi famën fatin e lavdinë
tash je humbur në mjegullimën e alkoolit të mesomoshës së butë
laraskën në qiell kush dot s’e përcjell
e ti fshehesh fshehesh fshehesh fshehesh
pas syve të kaftë e të butë