Syla me oferta të shumta, shikon mundësin e rikthimit në Kosovë
Ish-lojtari i Dritës së Gjilanit së fundmi ka luajtur në elitën e futbollit shqiptar me Elbasanin ku u transferua në janar nga Gostivari.
Syla para transferimit në Elbasan kishte shënuar nëntë gola për Gostivarin por ndërrimi i rolit bëri që mos të shënoj me skuadrën shqiptare vetëm të asistoj në katër gola.
Në një prononcim për Telegrafin, sulmuesi i fuqishëm tregon rreth ofertave që ka marrë gjatë këtyre ditëve ku po pushon në Tetovë.
“Kam dy oferta nga kampionati shqiptar, një nga ai maqedonas por edhe tri të tjera nga Kosova. Momentalisht jam duke pushuar dhe menaxheri im po merret me ekipet”, tha Syla për Telegrafin duke mos i zbuluar emrat e skuadrave për arsyet se janë vetëm në fazën fillestare të bisedimeve.
Ai ka treguar dëshirën e tij që të rikthehet të luaj edhe në Kosovë, nëse në adresë të tij vije ndonjë ofertë e mirë financiare nga ndonjëri klub që lufton për trofe.
“Kur kam luajtur te Drita kam kaluar shumë mirë në Kosovë dhe nuk e përjashtoj mundësinë që të rikthehem të luaj këtu. Kuptohet ajo skuadër që synon titullin e kampionit do të ketë përparësi për të nënshkruar me mua”, tha Syla.
24-vjeçari njihet si një sulmues i fortë fizikisht ndërsa atij nuk i mungon as shpejtësia dhe teknika e lartë. /Telegrafi/


