Please enter at least 3 characters.

Sydney Sweeney shkëlqen në tapetin e kuq pas skandalit të reklamës

Aktorja mori gjithë vëmendjen me stilin e saj glamuroz dhe rolin e ri në filmin “Christy”

Pas polemikave për reklamën e diskutueshme me xhinse, Sydney Sweeney u shfaq në Forum Ofеcial të Festivalit të Filmit në Toronto (TIFF 2025), më 5 shtator 2025, duke veshur një fustan korse nga Erdem në ngjyrë pudër rozë me detaje elegante.

Dukja e saj, me grim minimal, flokë retro dhe një tulipan të kuq të fshehur në fund të fustanit, kujton atë glamurin klas klasik të Hollywood-it

Ajo u përqendrua tek filmi i ri, Christy, për të cilin ka bërë një transformim dramatik fizik – mbledhje kilogramësh dhe trajnime intensive, për t’u ngjitur në lëkurën e bokseres Christy Martin. Kritikat kanë qenë entuziaste, dhe projekti tashmë konsiderohet si kandidati i radhës për çmime të mëdha, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, fushata reklamuese “Sydney Sweeney Has Great Jeans” për American Eagle, u kurorëzua me debat të ashpër për një lojë fjalësh që shumë e panë si aluzion ndaj eugenikës dhe supremacisë racore. Por megjithë kritikët, reklama solli një valë shitjesh dhe sukses për markën

Gjatë TIFF, Sweeney qëndroi larg komentit mbi këtë temë, duke nënvizuar se dëshiron që vëmendja të jetë tek puna artistike në plan të parë.

/Telegrafi/