Please enter at least 3 characters.

Sydney Sweeney feston me Paris Hilton, pas vendimit përfundimtar mbi romancën me ish-të fejuarin

Sydney Sweeney u shfaq në humor festiv gjatë Stagecoach Festival, ku festoi krah Paris Hilton dhe Lizzo.

Aktorja 27-vjeçare, e veshur me një korse nudo me lule të bardha dhe çizme, ndau buzëqeshje dhe momente të lumtura me Hilton, e cila performoi një DJ set.

Pamjet u ndanë në rrjetet sociale, ku Paris shkroi: “@Stagecoach nuk do të jetë kurrë i njëjti!”, shkruan DailyMail.

Ky moment vjen pas raportimeve se Sweeney ka përfunduar përfundimisht marrëdhënien me ish-të fejuarin Jonathan Davino.

Megjithëse u panë së fundmi bashkë në Florida, burimet konfirmojnë se ishte një takim miqësor në një festë për zbulimin e gjinisë së një miku të përbashkët.

Çifti i dikurshëm, të cilët u fejuan në 2022, thuhet se janë ndarë që prej janarit. /Telegrafi/