Sydney Sweeney bën një transformim të çuditshëm për rolin e një filmi të ri
Sydney Sweeney po mahnit publikun me transformimin e saj për filmin e ri biografik, ku luan rolin e boksieres së famshme Christy Martin.
Ylli i “Euphoria” ka kaluar një proces të vështirë për t’u futur në lëkurën e kampiones, duke ndryshuar totalisht pamjen dhe stilin e saj.
Ajo hoqi dorë nga imazhi i saj glamuroz, preu flokët e gjatë biondë duke u kthyer brune dhe shtoi rreth 15 kilogramë përmes një regjimi strikt ushqimor e stërvitjesh intensive me trajnerë të dedikuar për peshëngritje dhe boks.
Filmi, i cili tregon historinë e një gruaje të guximshme nga Virxhinia Perëndimore që u bë pionere në boksin e grave, sjell edhe sfidat e rënda të jetës së Martin.
Ajo u përball me paragjykimet e nënës së saj homofobike (që në film interpretohet nga Merritt Wever) dhe me abuzimet e bashkëshortit dhe trajnerit të saj Jim (luajtur nga Ben Foster).
Pas publikimit të trailerit, kritikat e para kanë qenë tepër pozitive.
Performanca e Sweeneyt është quajtur “shumë e fuqishme dhe ndryshuese për karrierën e saj”, ndërsa fansat janë shprehur të habitur nga përkushtimi i saj dhe e kanë vlerësuar këtë rol si një “moment përcaktues” për aktoren. /Telegrafi/
First trailer for ‘CHRISTY’, starring Sydney Sweeney as pro boxer Christy Martin.
In theaters on November 7. pic.twitter.com/tV6MN8MWOL
— DiscussingFilm (@DiscussingFilm) September 11, 2025


