Please enter at least 3 characters.

Suso: Atletico Madridi më kërkoi, dy herë kisha mundësi të kthehesha në Spanjë

2018/11/SusoMilan.jpg
239:"SEVILLE, SPAIN - NOVEMBER 08: Suso of AC Milan looks on during the UEFA Europa League Group F match between Real Betis and AC Milan at Estadio Benito Villamarin on November 8, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Milanit, Suso ka pranuar se ka pasur kontakte me Atletico Madridin dhe se ai mund të kthehej në Spanjë në secilën nga dy verat e fundit.

Suso ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila është e vlefshme për klubet e huaja në dy javët e para të korrikut.

Zërat për një largim nga San Siro nuk janë ndalur asnjëherë dhe njërën nga ofertat e ka zbuluar edhe vet Suso.

"Është e vërtetë, ka pasur kontakte me Atletico Madridin", ka thënë fillimisht Suso për Radio Es.

"Në dy verat e fundit unë kam pasur mundësi për t'u kthyer në Spanjë", përfundoi ylli i Milanit.

Ndryshe, Suso është lojtari më i rëndësishëm i Milanit në dy sezonet e fundit.

Në këtë sezon, sulmuesi anësor spanjoll ka pesë gola dhe tetë asistime në 15 ndeshjet deri më tani.

Interesim për yllin e Rossonërëve kanë shprehur edhe Chelsea dhe Real Madridi. /Telegrafi/