Please enter at least 3 characters.

Supë me thjerrëza dhe spinaq. Racion i lehtë dhe i shijshëm pa gluten

2023/04/1200-vegetarian-lentil-soup-spinach-redo-kalynskitchen.jpg

Një recetë për të gjithë individët të cilët duan të konsumojnë një pjatë të shëndetshme

Supa me thjerrëza është shumë e ushqyeshme dhe iu ndihmon edhe të mbani trupin në formë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:- 2 lugë vaj ulliri;- 1 qepë e grirë;- 2 domate të grira;- 3 thelpinj të grirë hudhre;- 1.5 filxhan thjerrëza;- 1 lugë e vogël qimjon,- 1 lugë e vogël kripë;- 7 filxhanë ujë;- 2 filxhan spinaq.

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe nxehni vajin e ullirit dhe fërgoni 2 deri në 3 minuta.

Shtoni domatet dhe thelpinjtë e hudhrës.

Vazhdoni t’i zieni disa minuta.

Shtoni thjerrëzat, qimjonin dhe kripën.

Përzieni mirë dhe qitni sipër ujë.

Vazhdoni t’i zieni rreth 30 minuta.

Shtoni spinaqin dhe zieni edhe 3 minuta.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/