Sulmon me thikë për shkak të borxhit, arrestohet
28/06/2016
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur viktimën mashkull me thikë për shkak të borxhit.
Në njoftim të Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


