Please enter at least 3 characters.

Sulmoi fizikisht nënën e gjyshen, arrestohet i dyshuari në Malishevë

2017/05/arrestim-e1684414320878.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Malishevë pasi dyshohet se sulmoi nënën dhe gjyshen.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 13:10 në Malishevë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën dhe gjyshen e tij pasi ato si kanë dhënë para”, bëhet e ditur në raport.

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/