Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë
02/06/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit seksual ndaj një gruaje në Podujevë.
Rasti ka ndodhur të hënën, më 1 qershor në ora 10:25.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë. /Telegrafi/


