Sulmohet me granatë dore ”KosAutoStar” në Qyshk të Pejës
27/03/2013
Shpejt kanë shkuar patrullat policore,njësitet e hetimeve dhe krim teknikave nga stacioni policor i Pejës dhe Njësiti i Hetimeve Rajonale. Fillimisht është siguruar vendi i ngjarjes dhe është bere evakuimi i banorëve në një diametër te caktuar.
Ne vendin e ngjarjes kanë ardhur njësiti i Policisë se Kosovës për deminim,te cilët ne vend te ngjarjes kanë shkatërruar mjetin shpërthyes (granatë dore),me ç’rast nuk ka pasur dëmtime dhe as lëndime në njerëz.
Te njëjtën ditë, lidhur me rastin si të dyshuar të mundshëm janë arrestuar dy persona, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedurë. /Telegrafi/


