Please enter at least 3 characters.

Sulmohet fizikisht një polic në Fushë Kosovë

Policia ka njoftuar se në rrugën "Rexhep Mala" në Fushë Kosovë, ka arrestuar një person i cili dyshohet se kishte sulmuar një zyrtar policor.

Në njoftim thuhet se polici dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

"Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt", ka njoftuar policia.

Rasti ka ndodhur më 13 gusht. /Telegrafi/