Please enter at least 3 characters.

Sulmet kibernetike nga Irani, Rama takon homologun izraelit - tregon se çfarë diskutuan

2022/10/312569663_661437642018567_7648970294783896428_n.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar këtë të diel me homologun e tij në Izrael, Yair Lapid.

Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shpërndarë disa fotografi nga takimi, ndërsa ka njoftuar se me kryeministrin Lapid kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit” shkruan Rama.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Izrael.  Kjo vizitë vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë. /Telegrafi/