"Sulm seksual", arrestohet një person në Podujevë
30/05/2026
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale "Sulm seksual".
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:10, në Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
"Podujevë 29.05.2026 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lart-cekur. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raport. /Telegrafi/


