")
Please enter at least 3 characters.

Suksesi i madh i Lazios, Barcelona vihet pas Simone Inzaghit

2020/02/GettyImages-1206701705.jpg
217:"ROME, ITALY - FEBRUARY 16: SS Lazio head coach Simone Inzaghi during the Serie A match between SS Lazio and FC Internazionale at Stadio Olimpico on February 16, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Lazio po rezulton si befasia e këtij sezon në kampionatin italian, ku pas fitores ndaj Interit është ngjitur në vendin e dytë me një pikë më pak se Juventusi kryesues.

Ata kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën për titullin kampion.

Meritë ka padyshim trajneri Simone Inzaghi, që erdhi përkohësisht në stol dhe prej disa sezonesh ka arritur të ndërtojë një skuadër që luan futboll argëtues dhe të shpejtë.

Simone Inzaghi . (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Pikërisht për këtë arsye trajneri ka përfunduar nën vëzhgimin e Barcelonës, që nuk ka ndërmend t’i besojë Quique Setienit.

Që tani ata po studiojnë alternativat për një emër të ri për bankinën.

Megjithatë përveç Simone Inzaghit, klubi katalan ndjek me vëmendje edhe emra të tjerë interesantë si trajneri i Ajaxit, Eric Ten Haag, ai i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Foto: Getty Images/Guliver

Në listë është edhe ish-legjenda e mesfushës, Xavi Hernandez. /Telegrafi/