Please enter at least 3 characters.

Suedia mposht Meksikën dhe kualifikohet nga pozita e parë

2018/06/swwden.jpg
347:"NIZHNIY NOVGOROD, RUSSIA - JUNE 18: Andreas Granqvist of Sweden celebrates after scoring his team's first goal, embracing team mate Sebastian Larsson during the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Sweden and Korea Republic at Nizhniy Novgorod Stadium on June 18, 2018 in Nizhniy Novgorod, Russia. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Suedia e ka siguruar pjesëmarrjen në të tetën e finales së Kampionatit Botëror duke mposhtur Meksikën me rezultat 3-0.

Skandinavët luajtën më mirë në gjysmën e parë duke krijuar më shumë raste, ndërsa Marcus Berg i pati mundësitë më të mira.

https://www.dailymotion.com/video/x6mxfq5

Rezultati u zhbllokua në minutën e 50-të, kur Ludwig Augustinsson ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për ta shfrytëzuar një top të Viktor Claesson në rrjetë një top të kthyer.

https://www.dailymotion.com/video/x6mxglf

Goli i dytë i suedezëve u shënua nga pika e bardhë. Realizues ishte Andreas Granqvist, i cili u tregua i saktë në ekzekutimin e penalltisë (62').

Për të qenë të sigurt në kualifikimin e mëtutjeshëm, lojtarët e ekipit evropian e shënuan edhe golin e tretë që në fakt ishte autogol i Edson Alvarez (74').

https://www.dailymotion.com/video/x6mxhov

Me këtë triumf, Suedia siguroi vendin e parë në Grupin F, me pikë të barabarta me Meksikën.

Në 1/8 e finales, skandinavët do të luajnë ndaj skuadrës që do të pozicionohet në vend të dytë në Grupin E. Në garë për kualifikim në atë grup janë Zvicra, Brazili dhe Serbia.

Nga vendi i dytë në Grupin F është kualifikuar Meksika, duke qenë se Koreja e Jugut e mposhti Gjermaninë duke e eliminuar nga Kampionati Botëror. /Telegrafi/