Please enter at least 3 characters.

Suarez: Neymar bëri gjithçka për tu kthyer te Barcelona

2019/08/neymar-psg-nice-1-88fe94-1@1x.jpeg

Luis Suarez theu heshtjen në Fox Sports Radio të Argjentinës dhe tregoi se si ka komunikuar me Lionel Messin dhe Neymarin rreth sagës për rikthimin e mundshëm të brazilianit.

Lojtari ka pohuar se 27-vjeçari ka bërë çdo gjë që është e mundur për tu rikthyer te katalunasit, ku ishte larguar para dy vjetëve për 222 milionë euro.

"Ne biseduam në kohën kur ai dëshironte të largohej. Ne i thamë atij se më mirë se në Barcelona nuk do kishte askund tjetër. Ato janë vendime dhe ai e zgjodhi atë. Mund të themi se bëri gjithçka të mundshme për t'u kthyer ", tha sulmuesi uruguaian.

"E vërteta është se në kohët e fundit nuk kishim asnjë bisedë. Duke ditur se e gjithë situata është ndërlikuara, ne e respektojmë hapësirën dhe kohën e tij", pohoi lojtari.

Ai gjithashtu foli në superlativ për sulmuesin e ardhur nga Atletico Madrid, Antoine Griezmann si dhe talentin, Ansu Fati.

Theksojmë se braziliani i kishte konfirmuar klubit të PSG-së se dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar të verës, e cila gjë nuk ndodhi pasi kampionët francez kërkuan si dëmshpërblim 300 milionë euro. /Telegrafi/