Suarez kishte stërvitur një javë për ta realizuar në mënyrë perfekte golin me thembër ndaj Mallorcas
10/12/2019
Luis Suarez na befasoi të gjithëve me golin që shënoi ndaj Mallrocas në fundjavën e kaluar.
Sulmuesi uruguaian shënoi ndaj Mallorcas njërin ndër golat më të bukur në karrierën e tij, derisa Barcelona fitoi 5-2.
Por, për të arritur një gjuajtje në perfeksion, 32-vjeçari kishte stërvitur një javë për ta realizuar atë.
Suarez kishte qëndruar edhe pas stërvitjeve vetëm që ta perfeksiononte gjuajtjen me thembër, e që ia vlejti mundit.
Ndoshta ky gol i uruguaianit mund të jetë në mesin e atyre për çmimin e golit më të mirë në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/


