Please enter at least 3 characters.

Suarez: E rëndësishme fitorja e skuadrës

2018/09/Luis-Suarez-e1535956720231.jpg
227:"BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 02: Luis Suarez of FC Barcelona grabs the ball during the La Liga match between FC Barcelona and SD Huesca at Camp Nou on September 2, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, insiston se më shumë rëndësi ka fitorja 8-2 se golat e tij të parë sezonal në La Liga.

Uruguaiani shënoi dy herë në këtë takim, ndërsa thotë se skuadra po e rrit nivelin ndeshje pas ndeshje.

"Më e rëndësishmja është se golat e mi ndihmuan skuadrën për të fituar", ka thënë Suarez pas ndeshjes.

Luis Suarez në momentin e ekzekutimit të penalltisë në minutat shtesë të ndeshjes kundër SD Huesca në Camp Nou (Foto: Getty Images)

"Pak nga pak ne po kapim ritmin tonë. E filluam pak përgjumshëm, por goli i Huescas në bëri që të reagojmë".

"E vërteta është se kur shënon dëshiron të festosh dhe adrenalina e golin të largohet pak nga VAR-i, por tani gjyqtarët nuk gabojnë".

"Është gjithmonë e rëndësishme të jesh në krye, por sezoni vetëm sa ka filluar dhe ne duhet të jemi gati për çdo gjë që vjen", shtoi Suarez.

Në xhiron e ardhshme Barça luan kundër Real Sociedadit. /Telegrafi/