Please enter at least 3 characters.

Suarez: Arthur si Xavi, Malcom më kujton Douglas Costan

2018/09/Luis-Suarezz-1-e1536167765435.jpg
301:"BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 02: Luis Suarez of FC Barcelona celebrates with is team mates after scoring his team's eighth goal from the penalty spot during the La Liga match between FC Barcelona and SD Huesca at Camp Nou on September 2, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është befasuar nga kualitetet e lojtarëve të rinj që i janë bashkuar skuadrës gjatë verës.

Sulmuesi uruguaian nuk ka kursyer fjalët e mira, posaçërisht për Malcom.

"Më kanë befasuar shumë Arthur e Lenglet. Kanë shumë kualitet dhe vizion të madh të lojës".

(Foto: Getty Images)

"Messi më ka thënë që Arthur në disa gjëra të kujton shumë Xavin. Malcom është ndryshe nga dy të tjerët. I shkathtë, i shpejtë, i zgjuar dhe mendjemprehtë. Më kujton Douglas Costan".

"Vidalin e njohin të gjithë, ai ka sjell kualitet shtesë në mesfushë", ka shtuar Suarez për RAC 1.

Barça në tri ndeshjet e para ka nëntë pikë në La Liga duke fituar të gjitha ndeshjet, kurse në xhiron e ardhshme do të luajnë kundër Real Sociedadit.

Suarez në këtë fillim sezoni ka dy gola dhe dy asistime. /Telegrafi/