")
Please enter at least 3 characters.

Suad Sahiti ftohet nga Shqipëria U-21

2016/01/suad-sahiti-ftohet-nga-shqip-euml-ria-u-21_hd.jpg

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të portalit pranë futbollistit.

Sahiti, në Kosovë konsiderohet si talent i rrallë i lojës më të popullarizuar në botë, futbollit. I lindur e rritur në Prishtinë, Suadi e nisi karrierën te skuadra e Ramiz Sadikut, transmeton sportal.

Talenti i tij ra në sy edhe të Agim Canës, babai i kapitenit të Kombëtares, Lorikut. Sahiti për gjashtë muaj ishte pjesë e akademisë së Olimpik Marsejës, ndërkohë që më pas u rikthye në Kosovë të Hajvalia.

Verën e vitit të kaluar, Suad Sahiti nënshkroi kontratë me klubin nga Shkupi, Rabotniçki, ndërkohë që për pak muaj u bë një ndër lojtarët kryesor te “Romantikët”. 20-vjeçari mahniti me paraqitjet e tij në fazën paraeliminatore të Ligës së Europës.