Please enter at least 3 characters.

Stuhia e fuqishme solli renë e çuditshme mbi Oklahoma, dukej sikur në shtetin amerikan kishte “shpërthyer bomba bërthamore”

2023/09/1-281.jpg

Qielli mbi qytetin Norman në shtetin amerikan Oklahoma të dielën dukej pak më ndryshe, për shkak të një reje që e solli stuhia e fuqishme.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet ku në qiell duket sikur ka shpërthyer një bombë bërthamore, transmeton Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, e njëjta pamje ka mundur të shihet edhe në Seminol në pjesën qendrore të Oklahomas, pasi që erërat e forta krijuan një re të ngjashme.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe brenda pak orëve është bërë virale. /Telegrafi/