Please enter at least 3 characters.

Strootman: Fitore e rëndësishme, duam të luajmë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm

2018/02/GettyImages-868738088.jpg
132:"during the UEFA Champions League group C match between AS Roma and Chelsea FC at Stadio Olimpico on October 31, 2017 in Rome, Italy.
15:"Shaun Botterill

Skuadra nga kryeqyteti italian Roma ka marrë fitore pas gjashtë ndeshkeve pa shijuar tri pikët.

Roma mposhti në udhëtim Veronën me rezultat minimal 0-1 falë një goli bga Cengiz Under.

Mesfushori i Romës, Kevin Strootman tha se ishte fitore e vështirë ndaj skuadrës së rikthyer në Serie A.

Ishte ndeshje e vështirë, në gjysmën e parë mund ta mbyllnim ndeshjen por sërish nuk e bëmë pasi shpërdoruam shumë raste".

"Edhe me Sampdorian kemi pasur raste të shumta që nuk i shfrytëzuam. Rasti që humba në fund ishte e pabesueshme por me rëndësi janë tri pikët", deklaroi mesfushori holandez.

(Foto /Getty Images)

Strootman deklaroi se synimi i Romës është të luaj përsëri në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

"Nuk duam të flasim për skuadrat tjera por duhet të marrim pikët maksimale në ndeshjet e ardhshme që të ngjitemi në tabelë".

"Ajo çfarë mund të them është se duam të luajmë përsëri në Ligën e Kampionëve dhe shpresoj t'ia arrijmë qëllimit", tha Strootman.

Roma aktualisht zë pozitën e pestë në tabelë me 44 pikë, një më pak se Interi dhe dy më pak se Lazio.

Në javën e ardhshme kryeqytetasit do të luajnë me Beneventon e Ledian Memushajt e Berat Gjimshitit. /Telegrafi/