Please enter at least 3 characters.

Stresi tenton të qetësojë situatën në protestën e opozitës

2018/04/stresi_26431030_210651909482268_4633027577777225728_n-e1524290236148.jpg

Opozita e bashkuar në Shqipëri po zhvillon protestën e rradhës me synimin për të larguar qeverinë Rama.

E nisur fillimisht si e qetë, tashmë janë evidentuar problemet e para.

Forcat e policisë janë përleshur me protestuesit teksa në mes të këtij procesi është gjendur reperi Stresi.

Si një demokrat i përbetuar s’kishte se si të mos mungonte në protestë por kësaj here ai ka pasur rolin e ndërmjetësit.

Report TV, kanal informativ i afërt me qeverinë socialiste ka raportuar se reperi i njohur është gjendur në mes në mënyrë që të qetësojë situatën dhe të mos ketë përleshje me policinë.

‘Policia është e jona’ – mësohet të ketë thënë reperi i njohur teksa ka tentuar të shmangë përplasjet e protestuesve dhe forcave të rendit.