Please enter at least 3 characters.

Strakosha: Lazio beson në Scudetto

2019/12/Strakosha-Ronaldo-e1577014573580.jpg
213:"ROME, ITALY - DECEMBER 07: Thomas Strakosha of SS Lazio in action during the Serie A match between SS Lazio and Juventus at Stadio Olimpico on December 7, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Thomas Strakosha ka pohuar se trajneri Simone Inzaghi ndryshoi mentalitetin te Lazio dhe tani ekipin ka filluar të besojë në fitimin e titullit në Serie A.

Portieri shqiptar ka qenë gjithmonë i pranishëm në Serie A për Lazion këtë sezon, duke mbajtur nëntë herë portën e paprekur, por zbulon se ai ka luftuar me një dëmtim së fundmi.

“Kam një problem të vogël, por jam duke u rikthyer. Situata është përmirësuar dhe tani po presim vetëm datën e rifillimit”, ka thënë fillimisht Strakosha për faqet zyrtare të klubit.

“Nuk ka frikë, ne e duam futbollin dhe duam të jemi përsëri të lumtur”.

“Ëndërrimi është gjithmonë i mirë, kështu kemi arritur në vendin e dytë".

Lazio ka treguar formë të lartë këtë sezon (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

"Qëllimi fillestar ishte Liga e Kampionëve, ne as që e prisnim atë [Scudetton]. Tani, kemi filluar ta besojmë atë”.

“Mentaliteti ka ndryshuar, pasi cilësitë ishin gjithmonë. Para se të mos besonim, Inzaghi na ka përmirësuar”, përfundoi portieri shqiptar. /Telegrafi/