Please enter at least 3 characters.

Startup Cybee.ai nga Kosova në listën e ngushtë për çmimin “Best of Swiss Apps”

Cybee.ai, një startup zviceran i themeluar nga partnerë shqiptarë nga Kosova dhe i zhvilluar tërësisht në vendin tonë, është përzgjedhur në listën e ngushtë të çmimit prestigjioz "Best of Swiss Apps" – një ndër garat më të rëndësishme të teknologjisë në Zvicër.

I krijuar nga një ekip me mbi 25 vite përvojë në fushën e sigurisë kibernetike, platforma Cybee.ai synon të revolucionarizojë mënyrën se si bizneset e vogla dhe të mesme (KMU) e menaxhojnë sigurinë digjitale.

Aplikacioni integron në një zgjidhje të vetme “Mbrojtjen inteligjente të pajisjeve”, “Sigurinë e avancuar në cloud” dhe “Automatizimin e proceseve të compliance sipas standardeve ndërkombëtare”.

- YouTubewww.youtube.com

Kjo qasje e unifikuar e bën më të lehtë dhe efikas menaxhimin e sigurisë për bizneset, duke adresuar sfidat e fragmentimit të mjeteve dhe mungesës së resurseve teknike në KMU-të.

Përfshirja në listën e ngushtë të "Best of Swiss Apps" është një njohje e rëndësishme për inovacionin dhe profesionalizmin kosovar në teknologji, si dhe një dëshmi konkrete e potencialit që ofron Kosova në sektorin e sigurisë kibernetike.

Ky sukses i hap Cybee.ai rrugë zgjerimit të mëtejshëm në tregun zviceran dhe më gjerë, duke forcuar misionin e saj për të ndihmuar bizneset të jenë më të sigurta dhe të përgatitura në epokën digjitale. /Telegrafi/