Please enter at least 3 characters.

Spotify do të ofrohet falas për Windows Phone

2016/01/spotify-do-t-euml-ofrohet-falas-p-euml-r-windows-phone_hd.jpg

Aplikacioni i Spotify punon edhe si “player” pa pagesë i muzikës dhe si shërbim premium me pagesë, për zgjedhjen e këngëve dhe artistëve të caktuar.

Nokia Mix Radio ka ofruar një shërbim të ngjashëm, mirëpo pas blerjes nga Microsoft me sa duket është koha që Spotify ta zërë vendin e shërbimit të ri të Microsoft për muzikën.

Shërbimi falas i Spotify ua mundëson përdoruesve që të kërkojnë këngë, apo artistë nga katalogu i ofruar, si dhe të krijojnë lista të këngëve të preferuara.

Spotify është në dispozicion për shkarkim tani për Windows Phone 8 dhe Windows Phone 8.1. (Telegrafi)