Spitali i Përgjithshëm në Pejë me mbi 3,000 vizita specialistike dhe 84 operime gjatë javës së fundit
Edhe pse e hëna ishte ditë pushimi zyrtar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë puna ka vazhduar me intensitet të lartë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë javës së kaluar janë ofruar mijëra shërbime për qytetarët e komunës dhe rajonit.
Në total janë realizuar 3,068 vizita specialistike, ndërsa 283 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në repartet përkatëse. Mesatarisht, gjatë çdo dite të javës, në spital kanë qenë të shtrirë rreth 218 pacientë.
Njësia e laboratorit ka pranuar 1,868 pacientë, të cilët kanë kryer gjithsej 20,047 analiza. Po ashtu, janë regjistruar 30 lindje – nga to 18 djem dhe 12 vajza.
Në sallat kirurgjikale janë kryer 84 operime të suksesshme, ndërsa në njësinë e dializës janë realizuar 252 trajtime. Në kuadër të shërbimeve diagnostike janë kryer 629 incizime me rëntgen, 278 me ultrazë dhe 7,158 skanime CT.
Shërbimi fiziatrik, ndërkohë, ka ofruar 250 trajtime rehabilituese për pacientë me nevoja të ndryshme./Telegrafi/


