Please enter at least 3 characters.

Spitali i Pejës kujton rëndësinë e luftës kundër tuberkulozit

Më 24 Mars, në Ditën Botërore të Tuberkulozit, Spitali i Përgjithshëm në Pejë rikujton rëndësinë e parandalimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje.

Me një histori të pasur në trajtimin e sëmundjeve të mushkërive, ky institucion ka qenë gjithmonë në ballë të diagnostikimit dhe kurimit të TB-së.

“Tuberkulozi mund të parandalohet dhe të shërohet,” thekson spitali, duke apeluar për vetëdijesim mbi simptomat kryesore si: kollë e vazhdueshme, humbje peshe, djersitje gjatë natës dhe lodhje e përgjithshme.

Spitali inkurajon qytetarët të kryejnë kontrolle të hershme, pasi diagnostikimi në kohë është kyç për shpëtimin e jetëve./Telegrafi/