Spirit bindës ndaj FaZe, një fitore larg kualifikimit
04/12/2025
Ekipi rus Spirit ka shënuar fitore bindëse në raundin e dytë ndaj FaZe.
Spirit triumfoi bindshëm në “de_dust2” me rezultat të thellë 13-5.
Duke nisur në CT-site, Spirit tregoi forcën për ta mbyllur me epërsi të thellë 9-3.
Kurse, në T-Site shpejtë regjistruan fitore në katër runde për ta përmbyllur ndeshjen dhe iu afruar kualifikimit për në fazën e eliminimit direkt.
Spirit break FaZe's win streak and go 2-0 🐉🔥 pic.twitter.com/YPGWUqjlyv
— HLTV.org (@HLTVorg) December 4, 2025
Spirit kësisoj ka nevojë vetëm edhe për një fitore, ndërsa FaZe aktualisht mban rekordin 1-1 (pra një fitore dhe një humbje).
Kujtojmë, nga ora 21:30, NaVi i “makazze” do të përballet me Parivision, ku synojnë këndelljen pas humbjes demoluese nga Furia./Telegrafi/


