“Spekulimet për Falcaon janë të vërteta”, bën shaka Ranieri
10/05/2013
Falcao është spekuluar gjatë ditës se mund të kalojë te skuadra nga kategoria e dytë e Francëz, Monaco, që është marrë në dorë nga miliarderët rus. Dhe, Ranieri ishte sarkastik në deklaratën e tij, duke thënë se spekulimet për një tranfer prej 60 milionë eurosh janë të vërteta.
“Është sikurse Beckhami, të gjitha spekulimet janë të vërteta. Nëse ai vjen, do t’iu tregoj të gjitha detajet”, ka thënë Ranieri i buzëqeshur para mediave.
Falcao po lidhet me Chelsean dhe Real Madridin, klube këto që shihen si adhuruese të kahmotshme të kolumbianit të jashtëzakonshëm.


