Please enter at least 3 characters.

Specifikat e telefonit Motorola Edge +, i lansuar tanimë në disa tregje të caktuara

2023/05/Press_Release_Header_image_motorola_edge.jpg
162:"A device built to empower consumers with a truly premium smartphone experience, the new motorola edge+ elevates all the ways you can consume, create, and connect.
22:"Motorola Mobility, Inc

Motorola Edge+ (2023) është lansuar në tregje të zgjedhura të martën (2 maj).

Celulari i ri ka të njëjtat specifika si Motorola Edge 40 Pro që u lansua në Evropë muajin e kaluar, transmeton Telegrafi.

Smartphone i ri i serisë Edge mundësohet nga një SoC Snapdragon 8 Gen 2, i shoqëruar me 8 GB RAM dhe 512 GB hapësirë ruajtëse në bord.

Motorola Edge+ (2023) përmban një ekran pOLED 165Hz me mbështetje Dolby Vision dhe shfaq kamera të trefishta në pjesën e pasme. Mbështetet nga një bateri 5,100 mAh me mbështetje për karikim të shpejtë me tel 68W dhe karikim me valë 15W.

Çmimi i Motorola Edge+ (2023) është caktuar në 799,99 dollarë për variantin e vetëm 8 GB RAM + 512 GB memorie në SHBA.

Telefoni vjen në nuancën Interstellar Black dhe do të dalë në shitje në tregjet amerikane dhe kanadeze duke filluar nga 25 maji. /Telegrafi/