SPB Manastir: Gjoba për 80 motoçiklistë dhe 10 drejtues të trotinetëve elektrikë për shkelje të rregullave të trafikut
Gjatë një aksioni të përforcuar kontrolli në Manastir, policia ka sanksionuar 80 motoçiklistë dhe 10 drejtues të trotinetëve elektrikë për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.
“Më 13.06.2026, në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 22:00, në zonën e SPB Manastir u realizua një kontroll i përforcuar për sanksionimin e kundërvajtjeve që kryhen nga drejtuesit e biçikletave, motoçikletave, triçikletave, katërçikletave dhe trotinetëve elektrikë. Me këtë rast, janë konstatuar gjithsej 80 kundërvajtje të kryera nga motoçiklistët, prej të cilave 44 për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, pesë kundërvajtje për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, shtatë masa për skadim të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit, dy masa për skadim të vlefshmërisë së policës së sigurimit dhe 22 masa për kundërvajtje të tjera. Ndërkaq, 10 masa janë ndërmarrë ndaj drejtuesve të trotinetëve elektrikë”, njoftoi MPB.
SPB Manastir u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.


