Please enter at least 3 characters.

SPAR hap dyert nesër në Pejë! Mbi 200 produkte me çmime të lira dhe dhuratë për çdo vizitor

Nesër, më 3 shtator, qytetarët e Pejës presin një ditë të veçantë - SPAR hap një dyqan të ri në qytet. Për ta shënuar këtë moment, çdo klient që viziton dyqanin në ditën e hapjes do të marrë një dhuratë, ndërsa mbi 200 produkte do të ofrohen me çmime të lira.

SPAR është kombinimi i çmimeve konkurruese, freskisë, cilësisë dhe zgjedhjes së gjerë në një vend. Krahas brendeve të njohura vendore dhe ndërkombëtare, klientët do të gjejnë edhe gamën e produkteve të markës SPAR, të njohura për raportin e mirë mes cilësisë dhe çmimit. Një fokus i veçantë i kushtohet produkteve të freskëta, përzgjedhjes së pasur dhe një eksperience të këndshme e praktike të blerjes për çdo familje.

Përveç kësaj, dita e hapjes do të jetë plot argëtim edhe për më të vegjëlit. Fëmijët do të kenë mundësi të argëtohen me face painting dhe do të takojnë maskotat e tyre të preferuara.

Pejë, nesër ju presim me krahë hapur - ejani ta festojmë bashkë hapjen e madhe të SPAR-it në qytetin tuaj!

Vendi dhe koha: Rr. Edmond Hoxha, afër stadiumit, ora 16:00

true