Please enter at least 3 characters.

SPAK zbarkon në Devoll - kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP-së

SPAK është duke kryer një operacion në banesën e ish-punonjësit të AMP-së, dyshohet për shpërdorim detyre në Devoll.

Sipas burimeve konfidenciale, mësohet se SPAK po kryen një operacion në Devoll, duke bërë kontrolle në banesën e D.A, ish-punonjës i AMP-së së Juglindjes. D.A dha dorëheqjen pak kohë më parë, ndërsa dyshohet se operacioni po zhvillohet për shkak të elementëve penalë për shpërdorim detyre.

Një tjetër i dyshuar është edhe Klevis Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake, si lidhje shoqërore e D.A. /Tch/