Sot vranët dhe riga shiu
17/03/2022
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 - 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/


