Please enter at least 3 characters.

Sot vranët dhe me diell, temperaturat deri në 16 gradë

2017/09/mot-me-diell-dhe-vranesira-9-maj_1462775115-995641.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me të martën, vranësira dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësira më të theksuara parashihen për rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë nga 13 deri në 16 gradë.

Gjatë kësaj jave parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/