Please enter at least 3 characters.

Sot seancë plenare, debatohet për rritjen e çmimeve

2022/04/kuvendi.jpg

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, ndërsa në rend dite janë disa projektligje dhe debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale.

Seanca do të nisë në orën 10:00.

Rendi i ditës:Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave. /Telegrafi/