Please enter at least 3 characters.

Sot mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 25 deri në 30 gradë.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, 1–3 m/s. /Telegrafi/