Please enter at least 3 characters.

Sot me diell dhe vranët, fundjava me shi dhe rënie të temperaturave

2022/11/dite-vjeshte-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ngjashëm me ditët e kaluara, ndërkaq parashihen më shumë vranësira.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Instituti njofton se fundjava parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. /Telegrafi/