Please enter at least 3 characters.

Sot Ivanov do të thërras Këshillin e Sigurimit!

2016/03/Keshilli-i-Sigurimit-Mk.jpg

Menjëherë pas kthimit nga vizita zyrtare në Egjipt, kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot do të thërras mbledhje të gjërë të Këshillit të Sigurimit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Ivanov para Këshillit të Sigurimit do të informohet për krizën e emigrantëve dhe sfidat e policisë së Maqedonisë për të gjetur zgjidhje dhe për të parandaluar migrimin ilegal.

Gjithashtu do të flitet edhe për marrëdhëniet Maqedoni-Greqi dhe Maqedoni-BE për kalimin ilegal të emigrantëve të kufirit nëpërmjet ujit të ''Lumit të Thatë''.

Ivanov e ka thirrur këtë mbledhje edhe për arrestimin e 30 gazetarëve dhe aktivistëve grek./Telegrafi/