Please enter at least 3 characters.

Sot 91 vite më parë Milani dhe Interi inauguruan ‘San Siron’ (Foto)

2017/09/san-siro_0.jpg

Sot 91 vite më parë është hapur njëri nga stadiumet më të njohura në botë ai i ‘San Siros’, në të cilin luajnë skuadrat e njohura Milan dhe Inter.

Pikërisht edhe ndeshja e parë është zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, e fituar nga Interi me rezultat 6-3.

Idenë për ta ndërtuar një stadium të ri që do të luhej vetëm futboll ishte e ish ish-presidentit të Milan, Piero Pirelli, i cili e nisi këtë.

San Siro ishte stadiumi i parë që nuk kishte pistë të atletikës, pasi të gjithë stadiumet e njohur, por edhe tani kanë një të tillë.

Ndërtimi i arenës së re filloi në vitin 1925, dhe u quajtur ‘Nuovo Stadio Calcistico San Siro’.

Ndeshja e parë u zhvillua me 19 shtator 1926, ku ishin të pranishëm 35,000.

Stadiumi i takonte vetëm Milanit, pasi Interi luante në ‘Arena Civica’, stadium që është rreth një orë larg qendrës së qytetit me këmbë.

Në vitin 1947, ky stadiumi u kthye në pronësi të komunës dhe Inter iu bashkua Milanit në ‘San Siro’.

Që nga ky vit të dy skuadrat luajnë në këtë vend. /Telegrafi/