Sot 518 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.809 testime për coronavirus, ndërsa 518 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup - 179, Tetovë - 96, Gostivar - 65, Kumanovë - 35, Kërçovë - 29, Strugë - 20, Manastir - 14, Ohër dhe Strumicë - nga 11, Dibër - 10, Kavadari - 7, Veles - 6, Koçan - 5, Prilep dhe Berovë - nga 4, Shtipi, Vinica dhe Makedonski Brod - nga 3, Gjevgjeli, Resnja, Radovishi, Delçevë dhe Pehçevë - nga 2, Kriva Pallanka, Probishtip dhe Demir Kapi - nga 1.
Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 31 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 158.681, prej të cilëve 150.587 janë shëruar, ndërsa 5.515 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (10 gusht) është 2.581./Telegrafi/


